Ky dokument ju tregon hapat kryesorë në përdorimin e NetBeans IDE 5.5 për zhvillimin e aplikimeve për Web. Ky dokument ka si synim që t'ju orientojë sa më shpejt të jetë e mundur. Për më shumë informacion për të punuar me NetBeans IDE, shihni faqen e Mbështetjes dhe Dokumentacionit në faqen e Internetit të NetBeans.
Ju krijoni, instaloni dhe ekzekutoni një aplikim të thjeshtë për Web. Aplikimi përdor një faqe JavaServer Pages™ që ju kërkon që të futni emrin. Pastaj ai përdor një komponent JavaBeans™ për të mbajtur emrin gjatë sesionit të HTTP dhe e përsërit emrin në një faqe tjetër JavaServer Pages.
Krijimi i një projekti aplikimi për Web
Para se të filloni të shkruani kod, ju duhet të siguroheni që keni të gjithë softuerin e domosdoshëm dhe që projekti është krijuar saktë.
Instalimi i softuerit
Para se të filloni, ju ju duhet që të instaloni softuerin e mëposhtëm në kompjuterin tuaj:
Java Standard Development Kit (JDK™) versioni 5.0 ose versioni 6.0 (shkarko)
Në mënyrë jo të detyrueshme, ju mund të shkarkoni dhe përdorni Sun Java System (SJS) Application Server (shkarko), JBoss, ose WebLogic. Megjithatë, Tomcat Web Server që e ka brenda IDE ka të gjithë mbështetjen që ju ju duhet për aplikimet Web two-tier (me dy nivele) të tilla si ato që përshkruhen në këtë udhëzues. Një server aplikimesh (si SJS Application Server, JBoss ose WebLogic) kërkohet vetëm kur ju dëshironi të zhvilloni aplikime për ndërmarrje të mëdha.
Regjistrimi i serverit me IDE-en
Tomcat Web Server si paketë regjistrohet automatikisht me IDE-en. Megjithatë, para se të instaloni te SJS Application Server, JBoss ose WebLogic, ju duhet që të regjistroni një instancë lokale me IDE-en. Nëse instaluat paketën NetBeans IDE 5.5/SJS Application Server, një instancë lokale e SJS Application Server regjistrohet automatikisht. Përndryshe, ndiqni hapat e mëposhtëm:
Zgjidhni Tools > Server Manager nga dritarja kryesore.
Klikoni Add Server. Zgjidhni llojin e serverit dhe i jepni një emër instancës. Pastaj klikoni Next.
Specifikoni informacionin e serverit, vendndodhjen e instancës lokale të serverit të aplikimit dhe domainin në të cilin doni ta instaloni.
Krijimi i një projekti të ri aplikimi për Web
Zgjidhni File > New Project. Nën Categories, zgjidhni Web. Nën Projects, zgjidhni Web Application dhe klikoni Next.
Nën Project Name, futni HelloWeb. Vini re që Context Path është HelloWeb.
Ndryshoni Project Location në ndonjë direktori në kompjuterin tuaj. Që tani e tutje, kjo direktori referohet si $PROJECTHOME.
Zgjidhni rekomandimet te të cilat do zbatohet struktura burim, e cila është thjesht një preferencë personale:
Zgjidhni serverin në të cilin doni të instaloni aplikimin tuaj. Vetëm serverat që janë të regjistruar në IDE jepen në listë.
Lëreni kutinë e kontrollit Set as Main Project të zgjedhur. Klikoni Finish.
IDE krijon direktorinë e projektit
$PROJECTHOME/HelloWeb. Direktoria e projektit përmban të gjitha kodet burim dhe metadata të projektit tuaj, të tilla si skriptin e krijimit Ant të projektit. Projekti HelloWeb
hapet në IDE. Ju mund të shihni strukturën logjike te dritarja Projects dhe
strukturën e tij të skedarëve në dritaren Files.
Krijimi dhe modifikimi i skedarëve burim të aplikimit për Web
Krijimi dhe modifikimi i skedarëve burim është funksioni më i rëndësishëm që ka IDE. Në fund të fundit, ajo është gjëja me të cilën ju merreni shumicën e ditës.
IDE siguron një gamë të gjerë mjetesh që i shtohen çdo stili personal të
zhvilluesit, nëse ju preferoni të shkruani çdo kod me dorë ose dëshironi që
IDE të gjenerojë pjesë të mëdha kodi për ju.
Krijimi i një pakete Java dhe një skedari burim Java
Zgjeroni nyjen Source Packages. Vini re që nyja Source Packages përmban vetëm një nyje pakete bosh të paracaktuar.
Klikoni me të djathtën te nyja Source Packages dhe zgjidhni New > Java Class. Futni NameHandler në kutinë e tekstit Class Name dhe shtypni
org.me.hello në listën e varur Package. Klikoni Finish.
Te Source Editor, deklaroni një fushë duke shtypur rreshtin e mëposhtëm direkt poshtë deklarimit të klasës:
String name;
shtoni rreshtin e mëposhtëm te metoda NameHandler :
name = null;
Gjenerimi i metodave Getter dhe Setter
Klikoni me të djathtën te emri i fjalës në deklarimin e fushës në fillim të klasës dhe zgjidhni Refactor > Encapsulate Fields. Klikoni Next për të ekzekutuar komandën me opsionet e saja të përcaktuara.
Klikoni Do Refactoring. Metodat Getter dhe setter gjenerohen për fushën e emrit dhe niveli i saj i të drejtës së hyrjes ndryshohet në privat. Klasa Java tani duhet të duket e ngjashme me këtë:
package org.me.hello;
/**
*
* @author Administrator
*/
public class NameHandler {
private String name;
/** Creates a new instance of NameHandler */
public NameHandler() {
setName(null);
}
public String getName() {
return name;
}
public void setName(String name) {
this.name = name;
}
}
Modifikimi i skedarit të paracaktuar të JavaServer Pages
Zgjeroni nyjen e projektit HelloWeb dhe nyjen e Web Pages. Vini re që IDE ka krijuar një skedar JavaServer Pages të paracaktuar, index.jsp, për ju. Kur krijoni projektin, IDE hapi skedarin index.jsp në Source Editor.
Zgjidhni skedën e Source Editor index.jsp. Skedari index.jsp tani ka fokusin në Source Editor.
Te Palette në anën e djathtë të Source Editor, zgjeroni HTML Forms dhe tërhiqni një element të Form poshtë etiketave <h1> në Source Editor. Shfaqet kutia dialoguese Insert Form:
Vendosni vlerat e mëposhtme:
Action: response.jsp
Method: GET
Name: Name Input Form
Klikoni OK. Forma shtohet te skedari index.jsp.
Tërhiqni një element të Text Input thjesht para etiketës </form> .
Vendosni vlerat e mëposhtme:
Name: name
Type: text
Klikoni OK. Text Input shtohet midis etiketave </form> .
Tërhiqni një element të Button thjesht para etiketës </form> .
Vendosni vlerat e mëposhtme:
Label: OK
Type: submit
Klikoni OK. Button shtohet midis etiketave </form> .
Shtypni Futni emrin tuaj: para etiketës <input> dhe ndryshoni tekstin midis
etiketave <h1> në Formë të dhënash.
Etiketat midis etiketave <body> tani duken si më poshtë:
<h1>Entry Form</h1><form name="Name Input Form" action="response.jsp" method="GET">
Enter your name: <input type="text" name="name" value="" />
<input type="submit" value="OK" /></form>
Krjimi i një skedari JavaServer Pages
Zgjeroni nyjen e projektit HelloWeb dhe nyjen e Web Pages.
Klikoni me të djathtën nyjen e Web Pages dhe zgjidhni New > JSP, vendosni emrin skedarit JavaServer Pages response dhe klikoni Finish.
Skedari i ri response.jsp
hapet në Source Editor.
Te Palette në anën e djathtë të Source Editor, zgjeroni JSP dhe tërhiqni një element të Use Bean direkt poshtë etiketës <body> në Source Editor.
Vendosni vlerat e mëposhtme:
ID: mybean
Class: org.me.hello.NameHandler
Scope: session
Klikoni OK. Use Bean shtohet poshtë etiketës <body> .
Shtoni një element Get Bean Property dhe një element Set Bean Property nga Palette. Pastaj ndryshoni kodin me qëllim që etiketat midis etiketave <body> të duken si më poshtë:
Krijimi dhe ekzekutimi i një projekti aplikimi për Web
IDE përdor një skript ndërtimi Ant për të krijuar dhe ekzekutuar aplikimet për Web. IDE gjeneron skriptin e krijimit bazuar në opsionet që ju futni në asistentin e New Project dhe kutinë dialoguese të Project Properties.
Zgjidhni Run > Run Main Project (F6) nga menyja Run.
IDE krijon aplikimin për Web dhe e instalon atë, duke përdorur serverin që ju specifikuat kur krijuat projektin.
Futni emrin tuaj në kutinë e tekstit në skedarin tuaj index.jsp të instaluar:
Klikoni OK. Faqja response.jsp duhet të hapet dhe t'ju përshëndesë:
Për të dërguar komente dhe sugjerime, merrni mbështetje dhe të qëndroni të informuar në zhvillimet më të fundit mbi veçoritë e zhvillimit të NetBeans IDE Java EE, regjistrohuni te lista e e-maileve Për më shumë informacion rreth veçorive të ardshme të Java EE në NetBeans IDE, shihni http://j2ee.netbeans.org/.