NetBeans IDE 5.5 Udhërrëfyesi i nisjes së shpejtë
Mirë se vini në NetBeans IDE!
Ky tutorial ofron një hyrje të thjeshtë dhe të shpejtë për në NetBeans IDE rrjedhë e punës duke kaluar nëpër krijimin e një
një Java aplikacion konzolle. Pasi të kenit mbarar këtë tutoarial ju keni një njohuri gjenerale se si të krijohen, të ndërtohen dhe të ekzekutohen aplikacionet në IDE.
Ky tutorial merr më pak se 10 minuta për ta përfunduar atë
.
Pasi të keni mbaruar këtë tutorial, ju mund të kaloni në vargjet e mësimeve të NetBeans IDE-s.
Vargjet e mësimeve ofrojnë tutoriale gjithëpërfshirëse që theksojnë një rang më të gjërë të veçorive të IDE-s dhe pteknikave të programimit për një shumëllojshëmri të llojeve të aplikacioneve, ju mund ta anashkaloni këtë tutorial dhe të shkoni drejtë në vargjet e mësimit.
Para se të filloni
Për të shkruar programin tuaj të parë ju duhet të keni të softuerët në vijim të instaluar në sistemin tuaj:
Krijimi i projektit
Për të krijuar një IDE projekt:
- Nise NetBeans IDE-n.
- Në IDE, përzgjedh Skedar > Projekt i ri (File > New Project), si shfaqet në figurën në vijim.

- Në magjistarin Projekt i ri (New Project), zgjero kategorinë Gjeneralet (Generals) dhe përzgjedh Java Aplikacion (Java Application) si është shfaqur në figurën në vijim dhe kliko Vazhdo.

- Në faqen e magjistarit "Name and Location", bë si në vijim (si shfaqet në figurën në vijim):
- Në fushën Emri i projektit (Project Name), shkruani
Hello World App.
- Në fushën Krijo Klasën Kryesore (Create Main Class) shkruani
helloworldapp.HelloWorldApp.
- Lëreni kutikontrollën Vëre si Projekt Kyesor ("Set as Main Project") të përzgjedhur.

- Shtyp Mbaro (Finish).
Projekti është i krijuar dhe i hapur në IDE. Ju do të shihni komponentet në vijim:
- Dritarja Projektet (Projects), që përmban një pamje trungu të komponenteve të projektit,
duke përfshirë kodet burimore, bibliotekat prej nga varet kodi i juaj, e kështu me rradhë.
- Dritarja Redaktori i kodit me skedarin e quajtur
HelloWorldApp hapet.
- Në ditaren Naviguesi (Navigator), ku ju mund ta përdorni për të naviguar me shpejtësi ndërmjet
elementeve të kalsës së përzgjedhur.

Shtimi i kodit te Skedari Burimor i Gjeneruar
Për shkak se ju e keni lënë kutikontrollën Krijo Klasën Kryesore (Create Main Class) të përzgjedhur
në magjistarin Projekt i ri (New Project), IDE ka krijuar klasën skelet për ju.
Ju mund të shtoni mesazhin "Përshëndetje Bota" në kodin skelet duke zëvendësuar rreshtin:
// TODO code application logic here
me rreshtin the line:
System.out.println("Përshëndetje Bota!");
Ruani ndryshimet duke përzgjedhur Skedar > Ruaj (File > Save).
Skedari do të duhej të dukej disi si në vijim:
/*
* HelloWorldApp.java
*
* Created on September 15, 2006, 5:27 PM
*
* To change this template, choose Tools > Template Manager
* and open the template in the editor.
*/
package helloworldapp;
/**
* The HelloWorldApp class implements an application that
* simply displays "Hello World!" to the standard output.
*/
public class HelloWorldApp {
/** Creates a new instance of HelloWorldApp */
public HelloWorldApp() {
}
/**
* @param args the command line arguments
*/
public static void main(String[] args) {
//Display "Përshëndetje Bota!"
System.out.println("Përshëndetje Bota!");
}
}
Kompilimi i Skedarit Burimor e Source File
Për të kompiluar skedarët tuaj burimor, përzgjedh Ndërtimi > Ndërto Projektin Kryesor (Build > Build Main Project)
nga menyja kryesore e IDE-s.
Dritarja Dalja hapet dhe shfaq daljen e njejtë me atë që e shihni në firugrën në vijim.

Nëse dalja e ndërimit përmban deklarimin
NDËRIMI I SUKSESHËM (BUILD SUCCESSFUL), urime! Ju keni kompiluar me sukses programin tuaj
!
Nëse dalja e ndërimit përmban deklarimin
NDËRTIMI DËSHTOI (BUILD FAILED), me gjasë ju keni një gabim sintaksor në kodin tuaj.
Gabimet raportohen në dritaren Dalja si tekst i hiper-vjegëzuar.
Ju mund të shtypni-dy-herë një hiper-vjegëz për të naviguar te burimi i gabimit.
Pastaj ju mund ta përmirësoni gabimin dhe përsëri ta përzgjidhni Ndërtimi > Ndërto Projektin Kryesor (Build > Build Main Project).
Kur të ndërtoni projektin, skedari bajtkod HelloWorldApp.class është i gjeneruar.
Ju tani mund të shikoni skedarin e ri duke hapur dritaren Skedarët (Files) dhe zgjerimin e nyjes Hello World App/build/classes/helloworldapp si është e shfaqur në figurën në vijim.

Tani ju keni ndërtuar projektin
,
ju mund ta ekzekutoni programin tuaj.
Ekzekutimi i projektit
Nga shiriti i Menysë, përzgjedh Ekzekutimi > Ekzekuto Projektin Kryesor(Run > Run Main Project).
Figura në pasues tregon atë që do të duhet ta tani shihni.

Përgëzime! Programi juaj funksionon!
Ju tani dini se si të plotësoni disa nga detyrat kryesore të programit në IDE.
Hapat tjerë
Për një hyrje më të gjërë në veçoritë e dobishme të IDE-s që janë në përgjithësi të pranueshme në të gjitha llojet e aplikacioneve, shiko
Hyrej në Zhvillimin e Java Aplikacioneve Gjenerale.
Për të gjetur informata të veçanta mbi llojet e aplikacioneve që ju jeni duke zhvilluar,
përdor vargjet e mësimeve të NetBeans IDE-s për atë lloj të aplikacionit. Secili varg i mësimit përmban një seri të tutorialëve dhe udhërrëfyesve në rangun e spektrit nga baziket gjer te atë të avancuara. Vargjet e mësimit në vijim janë të gatshme: